Një fotografi e refugjatëve të bllokuar në Greqi po bën xhiron e botës sa i përket sulmeve terroriste që ndodhën sot në Bruksel.

Ai mban në duar një pankartë ku shkruhet “Kërkoj ndjesë për Brukselin”. Të gjithë refugjatët nga Lindja e Mesme që ndodhen në Greqi janë solidarizuar me familjet e viktimave që humbën jetën nga shpërthimet në Bruksel.

Me këtë mesazh ai duket se do të tregojë që refugjatët sirianë nuk kanë lidhje me ISIS dhe se po vuajnë edhe ata nga barbaria e tyre.