Edmond Tupja një profesor shumë i nderuar i vendit gjithnjë befason me ato që thotë në daljet e tij publike. Edhe këtë radhë kështu ka ndodhur.
I ftuar në emisionin ““Proart” ai u shpreh, se një femër e emancipuar shqiptare nuk di ç’është klitori.
“Po jua tregoj konkretisht çfarë ndodhi përpara 2 vjetësh që unë jepja mësim. Një tekst i përkthyer nga frëngjishtja për synetllëkun e femrës, femra nuk duhet të ndjejë, sepse në të kundërt quhen kurva. Që në moshën 5 vjeçe iu prihet klitori. Në mësim e sipër një studente pyet në mes të klasës se çfarë është klitori. Një femër e fejuar, me të dashur. Ndoshta ai se kish përkëdhelur aty, apo as ai vete se dinte se çfarë ishte. Unë iu përgjigja: Një gjë që ti e ke dhe nuk e di, pyet shoqet se çfarë është!”.
Një femër e emancipuar që s’di ç’është klitori “Përveç edukatës gjinore duhet të ketë dhe edukatë erotike që duhet të fillojë që në vit të dytë gjimnaz. Studentët duhet të mësojnë se ç’është orgazma, si bëhet dashuri erotike”, shprehet Edomod Tupe, duke kritikuar kështu mungesën e edukatës seksuale ndër çiftet në Shqipëri.