Kongresi i Partisë Socialiste ka miratuar në orët e pasdites ndryshimet statutore të propozuara, me shumicë votash pro dhe vetëm 3 kundër. Delegatët që votuan kundër projektstatutit ishin Ben Blushi, Ndre Legisi dhe Maqo Lakrori.

Kryetari i komisionit të garancive statutore, Alket Hysenaj, pava votimit deklaroi se statuti i PS-së ka një formulim të ri. Disa propozime e tejkalojnë statutin dhe statuti vetë kalon preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë. Statuti nuk mund të përmbledhë të gjitha rregullat. Propozoj të hiqen formulimet e tepërta dhe të mbahen vetëm ato bazë si krijohen organizatat dhe funksionimi i tyre. Komisioni propozon ndryshimin e nenit 29, heqjen e nenit 30, 31 dhe ndryshimin pjesërisht të nenit 32”, tha Hysenaj.