Partia Demokratike në Durrës ka mbledhur të përndjekurit politikë të regjimit komunist me qëllimin për të ndërtuar me ta një marrëdhënie të re, marrëdhënie, e cila siç edhe u tha në takim, nuk ka qenë ajo e dëshiruara. Në këtë takim u prezantua një strukture të re që PD-ja ka krijuar posaçërisht për të përndjekurit, që ishte Departamenti i të Përndjekurve. Në të njëjtën kohë, u prezantua edhe kreu i Departamentit të të Përndjekurve i PD-së, Tomorr Alizoti.
Kreu i Departamentit të të Përndjekurve tha se “PD-ja synon të ndërtojë një marrëdhënie të re me të përndjekurit, duke pranuar gabimet e së kaluarës dhe duke u përpjekur që në të ardhmen, të mund të bëjmë më të mirën e mundshme”. Sipas tij, bashkëbisedimi me të përndjekurit dhe rritja e nivelit të përfaqësimit të tyre do të sillte edhe zgjidhjen më mirë të problemeve me të cilat ata përballen.
Në takim, Osman Stafa, kreu i PD-së në Durrës, tha se “krimi, korrupsioni dhe mafia nga trashëgimtarët e diktaturës nuk mposht dot shpirtin e të përndjekurve, të demokratëve dhe të shqiptarëve.”
Ndërkohë, në takim, mjaft nga të përndjekurit kanë theksuar problemet me të cilat ata përballen dhe me faktin se, që prej vendosjes së demokracisë në vend, shteti ka bërë shumë pak për ta.
K.H.





