Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së, kryesocialisti Edi Rama ka përshëndetur për herë të parë edhe ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e PS-së Fatos Nanon, i cili pavarësisht ftesës së marrë, nuk ka ardhur në punimet e këtij Kongresi.

“Falënderoj Fatos Nanon. Dëshiroj të na bashkohet ditën e 25 vjetorit dhe uroj të gjejë fjalët e duhura për kontributin e lidershipit të tij demokratik në PS.  Çfarë na ka ndarë me të nuk i ndan më dysh dhe nuk bën që të hidhet poshtë kontributi i tij”, tha Rama.