Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, i është nënshtruar mbrëmë një operacioni të vështirë që zgjati disa orë, por fatmirësisht ka përfunduar me sukses.
Lame u shtrua me urgjencë në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi rezultoi një çarje e aortës në zemër, gjë që në këto raste është gati fatale.
Ndërhyrjen kirurgjikale me sukses e pohoi sot edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj gjatë fjalës së tij hapëse në Kongresin e PS-së.
“Dua t’i uroj shërim të shpejtë Artan Lames pas një operacioni të suksesshëm”, tha Erion Veliaj.





