Nga një foto e publikuar në Instagram nga Aurela Gaçe, u aludua se ajo do të bënte sërish dasëm. Në foton e bërë tek Geraldina Spoza, këngëtarja shkruante: ‘takim kokë më kokë për detajet e dasmës’.

Pas gjithë kësaj u përhapën zëra për një dasëm të dytë nga ana e saj, por burmie për revistën ‘Anabel’ konfirmojnë se e gjtiha kjo është gënjeshtër.  

‘Ua, nuk guxon njeriu të përmendë fjalën ‘dasëm’. Ajo ka sqaruar se nuk është e vërtetë, madje ka shtuar: ‘Prit një herë, se s’janë bërë 3 vjet nga martesa e parë’, shprehet Aurela.

Si për të ironizuar të gjtihë situatën Aurela bën një tejetër postim ku shkruan: ‘Nuk ka dasëm për ty më thanë. Një e bëre me kokën kështu. Rrit flokët e hajde prapë, thanë, se s’ka vello që të qëndron në kokë.’