Një vajzë e re, e cila u anëtarësua sot në Partinë Socialiste, gjatë aktivitetit të mbajtur te pallati i sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, kur u pyet nga kryeministri Edi Rama se ku banon, ajo dha këtë përgjigje që është bërë hit këto kohët e fundit:
“E sigurt që nuk zgjohem te pallati i Saimir Tahirit”.
Pas kësaj batute, Rama ka ftuar vetë Saimir Tahirin që t’ia japë vajzës kartën e anëtarësimit.





