Po, po është e vërtetë. Adelina është detyruar të kërkojë ndihmën e uniformave blu, për një ngjarje të pahijshme. E ndërsa ka disa ditë në Shqipëri, bukuroshja është përballur me një tentativë për vjedhje, kunderjt saj.
Në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ndërsa këngëtarja ka dashur të parkojë automjetin e saj, tip Volksëagen Passat CC, dikush i është afruar “për ta ndihmuar” për parkimin duke i marrë edhe çelësin me mirëbesimin 24-vjeçare. Ende pa dalë nga zona në të cilën parkohen makinat, ndërsa autori është përpjekur të largohet, ka rrezikuar të përplaset me një person tjetër, të cilit i ka rënë në sy diçka e dyshimtë dhe ka tentuar ta ndalojë.
Pas lajmërimit të policisë aty pranë, autori e ka lënë makinën në vend duke iu larguar edhe policisë për disa minutas. Por kjo ka qenë loja që autori të rrëmbente makinën dhe të largohej, raporton “RevistaClass”.
Gjëtë kësaj kohe, këngëtarja nuk dinte asgjë çfarë ndodhte, vetëm kur autori i ka shkuar pranë dhe i ka kërkuar ndihmë, meqë policia po vijonte ta ndiqte. Por vetëm pak minuta më vonë është gjendur nën pranga. Pasi ka qëndruar për pak kohë në polici për procedurat e incidentit, Adelina ka rimarrë makinën e saj. E sigurt është që tani e tutje, do të jetë e kujdeshme kujt do t’ia besojë parkimin e makinës sa herë t’i duhet të lëvizë nëpër Tiranë.