Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, duke komentuar opsionin e zgjedhjeve të parakohshme, të përmendur së fundmi në qarqet politike, ka deklaruar se, “besoj se, kushdo që do ta çojë PS në opozitë propozon zgjedhje të parakohshme, sepse sot këtë përfundim do të kishim, nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme pa koalicionin që kemi sot.”

Vetë Blushi është shprehur i prirur të mos e marrë seriozisht këtë opsion. “Nëse shkohet në ato zgjedhje për shkak se nuk janë votat për të miratuar reformën në drejtësi, kush e jep garancinë se qeveria e re do t’i ketë këto vota? Kjo nuk është e mirë edhe për tregjet, sepse do të trembeshin dhe do të futeshin në krizë. Besoj se këto janë thjesht lojëra brenda koalicionit,” – ka thënë Blushi në dalje nga mbledhja e grupit parlamentar të PS.