Deputeti socialist Koço Kokëdhima ka folur në mbledhjen e grupit parlamentar për votimin e mandatit të tij ditën e enjte në seancën plenare.
Burime nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së bëjnë të ditur për “Ora News” se deputeti Kokëdhima ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni se do të diskutohej dhe do të votohej mandati.
Kokëdhima në intervistën e “Tonight Ilva Tare” tha se nuk është ndjerë mirë kur e ka mësuar vetëm 15 minuta përpara se Parlamenti do të votonte për dërgimin e mandatit të tij në Gjykatën Kushtetuese dhe se për këtë do të kërkojë shpjegime në Grupin Parlamentar Socialist.





