Partia Demokratike njofton se kryetari Lulzim Basha po merr pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Evropiane mes krerëve të partive simotra dhe ministrave të jashtëm të partive anëtare të PPE, të mbledhur në Vjenë. Në këtë takim, një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i PPE, Joseph Daul, kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok, si edhe ministra të jashtëm të BE janë pjesëmarrës në këtë takim, i cili drejtohet nga ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz.

Përveç situatës në vendet e Ballkanit Perëndimor, Partia Demokratike njofton se diskutimet do të përqendrohen edhe tek migracioni dhe lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit.