Zyle Lami është personazhi kryesor në dy ditët e fundit në portale dhe rrjetet sociale për shkak të fotos që bërë xhiron e internetit. Nënë Zylja u gjobit dje nga policia bashkiake për shkak se shiste sallatë në rrugë.
Ajo ka rrëfyer për “Nisma Thurje” historinë e jetës së saj, takimin me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe çfarë i kishte thënë polici kur e gjobiti.
Rrëfimi i plotë i Zyle Lamit:
"Nga ta kapësh e nga ta përplasesh jetën time. Përvec martesave të fëmijëve nuk kam parë një ditë të gëzuar. Unë jam Zylja, 69 vjec, nënë e 8 fëmijeve të lindur, njërin prej tyre e humba kur ishte gjashtë muajsh, 2 djemve te rritur dhe 5 vajza. Jeta ime ka qenë gjithmonë e tillë. Edhe nëna ime ka shitur tek po i njëjti vend ku po shes edhe unë sot. Edhe në kohë të Enverit. kishim bahce në shtëpi dhe shisnim nga pak kur bëheshin gjerat. Aty te tuneli. Më merrte gjithmonë me vete që kur isha fëmijë, se detyrimisht ne ishim 5 fëmijë dhe duhet të ushqeheshim. Kur u martova pastaj tek po i njëjti fshat, fati donte të me conte tek po i njëjti vend. Jam martuar që kur kam qenë 15 vjece. Kam ngelur shtatezanë po atë vit. Linda djalin e parë, gëzimi i parë . Po ku mund ta ndieja unë, isha akoma femijë për vete, po ajo foshnjë nuk jetoi më shume se gjashtë muaj për të treguar edhe për të më bërë të ndihesha ashtu sic më bënë femijet e tjere qe me erdhën me pas. Gjithsecili në konakun e tij, e të gjithë në punën tone shkonim cdo ditë ne kooperativë bashkë me burrin per t’iu sigurar sadopak bukën kalamajve, sa te rriteshin edhe ata te bëheshin të afte për punë. Të dy kemi qenë punëtore të thjeshtë. E mbaj mend si sot atë bukën e misrit qe blinim. E prisnim me hanxhar aq e fortë ishte. Unë e pertypja një herë për vete e pastaj ia jepja fëmijëve se kisha frikë se mos mbyteshin. Kur erdhi demokracia nuk morëm tokë nga kooperativa, ato i morën ata që i ndanë. Unë mora 1 dynym e gjysëm toke që ma kishte lenë babai dhe e ngritëm serën qe atëherë. Që nga ajo kohë e deri tani ne me atë ushqehemi e mbahemi. Eshtë e vetmja e ardhur që ne kemi. Djali im kujdeset për të. Punon si kali nga mëngjesi deri në darkë. Në krahe i ngre të gjitha me pleh e farë e gjthcka. Mbjellim qepë, spinaq barishte dhe domate. Tek ai djale i kam syte se tjetrin e kam ne Greqi e ka 15 vite qe lidhemi dot me te. Dime vetem qe eshte mire dhe kaq. E nga ky shqetesim burri m’u semure edhe vete m’u shpik tensioni. Vajzat I kemi martuar po ne Kashar, ne njerez te mire por familje me halle si puna jone. Njeren e kam ne Greqi. Kam një jetë që dal edhe shes bashkë me burrin tek po i njëjti vend që kur hapem serën. Aty te tuneli. Ne me atë mbahemi jo vetem nga lekët, po edhe bukë në darkë kur s’kemi nxjerrë gjë gjate ditës. Ce do qe e kemi larg e na duhet një orë me këmbë për të shkuar, e balta baltë e të gjitha. Kur bie shi na vete balta në gju. E megjithatë vet i bejmë të gjitha nuk kam pare ndihmë nga asnjë deri më sot. Asnjë nuk ka venë dorën në zemër. Vijnë në fshat kamionat me ndihma e mu tek dera jone ndalonin. Dilnin nuse te reja që merrnin ndihmat e ne pleqve me 1000 halle nuk na ka dhenë njeri sikur një kile makarona e unë sot nuk mundem t’ia bvj dot hallall njeriu. Nuk kam votuar asnjëherë sepse askush s'më ka ndihmuar asnjeherë. S’jam me asnjë se sia kam parë hajrin njeriu, me keto krahe e me keto kembë iki e vi cdo mëngjes e darkë. Sot une dal aty dhe shes te gjitha ato qe behen tek sera, qep, domate, spinaq cfarë te jete ne sezon e nisem qe ne mengjes ne oren 5 e 30 e deri ne 4 e gjysem jam aty bashke me burrin tim. Kisha ca pa dale se me hipi tensioni dhe nuk mund te cohesha dhe dilte vetem burri im, kur para nje jave mori nje gjobe 10 mije lekeshe e dje qe dola dhe une e mora dhe une nje. Kemi marre disa gjoba po une nuk i kam thene njeriu se nuk doja qe t'i shqetesoja se e di qe do beheshin keq. I kemi paguar. Disa here ma kane marre mallin, ajo ka qene me e keqja. Njerezit ndoshta mendojne se ne fitojme, por nuk fitojme. Nese ne muaj I nxjerr 200mije leke te vjetra, eshte muaj I mire. Jemi 6 fryme ne shtepi, djali me nusen dhe dy femijet dhe plaku 79 vjec. Para dy javesh shita vetem pak spinaq. Bera 50 leke. Me hipi tensioni e nuk doja veten. As leket e urbanit nuk nxorra. U them gjithnje ne shtepi qe nese nusja do te gjente nje pune, ndoshta nuk do dilja me te tregu. Skam dhe fuqi. Plaku po ashtu, ka bere kemben operacion dy here dhe mezi ecen.
Kur me thane sot qe do te me conin tek nje treg i ri per te takuar Erion Veliaj nuk doja te shkoja, po me tha nje i njohuri im qe me ka respektuar qe shko dhe shkova. Nuk shkembeva fjale me te. Smerr vesh nena nga politika. E putha dhe perqafova se ne e kemi zakon. Njerezit duhet ti duash dhe respektosh sidomos kur jane te rinj. Une jam njeri i thjeshte, nuk i kam rene asnjerit ne qafe, madje dhe ai polici kur po me vinte goben po me thoshte " E di moj nene qe te nxjerr halli ketu, se dhe une kam nenen time qe shet tek Shkolla e bashkuar prej kohesh, po dhe ajo pothuajse cdo dite merr gjoba. Nuk eshte e drejte po cfare te bejme ne?". Nuk e di a me genjeu a me tha te verteten. Nena do vetem te shese barishtet e seres. Me ato blejme ushqimin, ilacet, paguajme ujin per seren se ate e blejme ngaqe nuk ka uje ne fushe, e sajojme femijet. Nje here kur ra stuhi e madhe dhe e shkuli te gjithe seren thame se vdiqem. Shyqyr na u gjend vajza e madhe nga Greqia dhe e rregulluam prape. Aty e kemi jeten. Aty lart ku me thane une nuk shkoj dot, Te Oxhaku, eshte shume larg. Sepse jo cdo dite shesim. Me thone qe jam bere e famshme, por une nuk kam internet, e as djali nuk ka. Nuk dime ti shohim keto gjera. As na hyjne ne pune. Ne duam te shesim barishtet qe te jetojme. Nese niperit e mbesat do kene nje fat me te mire, I lutem Zotit perdite qe ti shohe".