Mesditën e së dielës Teuta luan një ndeshje mjaft delikate në Laç. Durrsakët vazhdojnë pa zhurmë ngjitjen në renditje dhe tashmë ndajnë vendin e tretë me Kukësin, por renditja është shumë e ekuilibruar dhe një gabim sjell një zbritje të madhe.

Edhe Laçi luan për "jetë a vdekje", sepse tashme sheh me shqetësim nga fundi i tabelës. Këtë e ka të qartë mesfushori durrsak Bruno Dita, i cili gjithsesi nuk i druhet transfertës në Laç.

"Ndeshja në Laç duhet të na shërbejë si pikë kthese edhe në ndeshjet jashtë fushe. Laçi ka ekip të mirë dhe në fushën e vet është shumë i vështirë për t'u mundur, por ne nuk duhet të ndokohemi nga fusha, sepse nëse lëshojmë tani, na rrezikohet Europa".