Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu u mor në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, flet për mediat pas daljes prej saj

“Në vitet e fundit kam qenë vazhdimisht objekt i sulmeve degraduese dhe pretendimeve të pavërteta. Përgjatë këtyre dy viteve kam zgjedhur heshtjen.

Sot pata mundësinë të sqaroj se, si në procesin në fjalë, ashtu edhe gjatë gjithë periudhës sa kam shërbyer si Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, çdo vendim dhe çdo veprim imi ka qenë në përputhje të plotë me ligjin”,- tha ndër të tjera Aliu në prononcimin e tij.

Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore të vitit 2021-2024 në cilësinë e ministrit, ka shpërdoruar detyrën me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës.