Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një lokal në qytetin e Durrësit, ku kanë mbetur të plagosur tre persona. Ngjarja sapo ka ndodhur në një lokal në rrugën “Kumini”, në lagjen nr.11 prapa Pallatit të Kulturës, siç njihet ndryshe rruga me kalldrëm artificial, paralel me bulevardin kryesor.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit bën me dije se njëri prej të plagosurve konkretisht shtetasi Elvis Kurti është qëlluar me armë zjarri, ndërsa dy të tjerët Ervin Qerimi dhe Eloert Hoxha me thikë.

Ndërkohë, në konflikt është përfshirë edhe shtetasi Elton Hoxha. Sipas burimeve nga policia, mësohet se Elton dhe Eloert Hoxha janë persona me precedentë penalë të mëparshëm.

Pas plagosjes, dy autorët e dyshuar të krimit janë arrestuar menjëherë. Ata kanë tentuar të largohen me një makinë, por forca të shumta policie u vunë në ndjekje të tyre deri në momentin që i kapën.

Shkak i plagosjes së dyfishtë ka qenë një konflikt i çastit në ambientet e lokalit, ku personat e përfshirë në sherr janë përleshur fillimisht fizikisht.

Pamjet nga vendi i ngjarjes