Pamje të frikshme e të trishtueshme vijnë nga sektori i peshkimit në Durrës. Një sipërfaqe e gjitha e zhytur nën pushtetin e ujërave të zeza, ndotjes masive të ndryshkut. Magazinat e peshkut, aty ku prodhimet e detit magazinohen e më pas shpërndahen, gjenden të rrethuara nga ujërat e ndotura dhe era e rëndë. Midis pisllëkut kalojnë e kapërcejnë të gjithë furnizuesit e peshkut. Në makinat e mbuluara nga malet me plehra, ku dita-ditës qëndrojnë anije të vogla e të mesme peshkimi.
Pikërisht nga ky vend bëhet mbërritja e prodhimeve të detit, që blen konsumatori në dyqane dhe ushqehet në restorante. Anijet peshkarexha janë duke u amortizuar, 90% e tyre janë pushtuar nga ndryshku. Anijet duhet të ishin zhvendosur kohë më parë në portin e ri të ndërtuar enkas për anijet e peshkimit, por deri tani transferimi i tyre është mbajtur peng.
K.H.





