Komisioni i Venecia ka miratuar opinionin përfundimtar të reformës në drejtësi. Në një postim në rrjetin social Twitter Misioni i BE në Shqipëri, falënderohet Delegacionin e BE për mbështetjen dhe thekson se tashmë përgjegjësia i kalon parlamentit shqiptar që ta finalizojë këtë proces.

"Tashmë përgjegjësi e parlamentit të bëjë reformën historike në drejtësi që kërkojnë qytetarët shqiptarë," – thuhet në postim.

Raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias është zyrtarizimi i draftit të ndërmjetëm të bërë publik në fillim të këtij muaji.