Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke shpallur të pafajshëm deputetin e Partisë Socialiste, Taulant Balla, i paditur nga vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha për shpifje.

Balla  u padit nga Argita Berisha menjëherë pas deklaratave të tij publike, ku akuzonte vajzën e ish-kryeministrit dhe zyrën e saj ligjore se i kishte kërkuar 3 përqind të vlerës së investimit si tarifë suksesi biznesmenit Zafar Ansar. Gjithashtu Balla e ka akuzuar Argita Berishën edhe  për të ardhurat e saj si pedagoge 144 milionë lekë në vit.