Me tone të ashpra dhe kritika të forta ka folur kryebashkiaku Vangjush Dako kundër Ben Blushit gjatë takimit të mbajtur brenda Asamblesë Kombëtare të PS-së ditën e djeshme.
Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, por sot zyra e shtypit e Kryeministrisë shpërndau pjesë nga fjalimet e mbajtura të anëtarëve të PS-së, një prej të cilëve ishte dhe Dako.
Kryebashkiaku shfaqet mjaft i acaruar, dhe ka kërkuar para socialistëve përjashtimin e Ben Blushit nga PS-ja, madje shkon deri aty sa thotë që ajo çka i bënë Blushit në Elbasan, ishte shumë pak.
"Unë jam shumë i acaruar. Për çfarë duhet të jetë më anëtar?! Ne themi këtu Saliu, Saliu…po ç’Saliu, ai është personalitet në llojin e vet. Është si Grida!"
Por gjatë fjalës së tij, Dako zbuloi që me Ben Blushin ka inate të vjetra. Dikur, deputeti rebel i PS-së i ka thënë troç në sy gjatë një takimi në Pezë se 'do ta shkatërrojë'. Ndoshta kjo është dhe arsyeja pse Dako kërkon që 'ta heqë qafe' Blushin.
Ndiqni në videon më poshtë fjalën e plotë të Dakos:
S.L.





