Ka pasur debate të nxehta brenda Asamblesë Kombëtare të PS-së, që zhvilloi ditën e djeshme një mbledhje me dyer të mbyllura.
Kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, kërkoi në një farë mënyrë përjashtimin e Ben Blushit nga PSja.
Gazeta “Panorama”, duke iu referuar disa burimeve brenda mbledhjes, shkruan se Dako ka thënë: “Blushi me qëndrimet që ka mbajtur këto dy vjet ka shkuar shumë larg.
Por siç kërkon ai zbatimin e statutit për zgjedhjet për kryetar, atëherë duhet që statuti të veprojë edhe ndaj tij në të njëjtën mënyrë”.
Statuti në këtë rast parashikon përjashtim. /Panorama





