Një laborator për kultivimin e marijuanës është zbuluar në Lazarat, ku janë sekuestruar edhe pajisjet për prodhimin e lëndës narkotike. Burime nga Policia e Shtetit në Gjirokastër bëjnë me dije së janë sekuestruar rreth 350 bimë narkotike Cannabis sativa dhe është vënë në pranga një person, që rezulton të jetë pronari i magazinës. Në pranga është vënë shtetasi M. Mamo, 56 vjeç, lindur në Lazarat. Nga këqyrja e provave materiale, Policia e Shtetit ka konstatuar se bimët varionin me lartësi nga 25 cm deri në 40 cm. Ato u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Gjirokastër, zbulohet një laborator droge në Lazarat
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Kurti: Padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm! Apeli ta korrigjojë
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS
Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit dhe shitje droge, arrestohet pronari, procedohet i biri





