7 Marsi nuk përkujton vetëm çeljen e shkollës së parë shqipe, por edhe një datë tjetër të rëndësishme për Shqipërinë, mbi të gjitha për Durrësin. Më 7 mars të vitit 1914, në Durrës do të mbërrinte Princ Vidi, i cili do të drejtonte Shqipërinë për një periudhë të shkurtër.

“102 vjet më parë, ëndrra shqiptare që nuk do të zgjaste shumë

Përgjatë rrugës nga moli deri në bahçen e Konakut, e tëra e shtruar me qilim të kuq, ishte vendosur roja e nderit, ushtarë të xhandarmërisë shqiptare mbi kuaj dhe me shpatat ngrehur. Një orkestër italiane luante me radhë himnin austriak, gjerman, Marsejezën franceze dhe Marcian Reale të Italisë. Turma bymehej e tkurrej dhe herë-herë shpërthente në brohoritje”,  shkruan Ilir Ikonomi, gazetari i Zërit të Amerikës.

Durrësi ishte dhe kryeqyteti i parë i Shqipërisë, i zgjedhur vetë nga Princ Vidi,  nga 7 marsi 1914 deri më 11 shkurt 1920.