• Zgjedhjet në FRPD kanë rikthyer edhe një herë në skenë jo të rinjtë, por klanet e vjetra në PD e Durrësit.

 Burime nga PD kanë bërë të ditur se nuk ka qenë gara ajo që ka diktuar zgjedhjen e kreut të FRPD Durrës por dicka më shumë që ka të bëjë me votën që duhet të marrë sekretari i përgjithshëm i këtij forumi dhe ku do të votojnë krerët e degëve në rrethe.

Ndërkohë që ka rënë në sy loja e Stafës që ka bashkuar interest me Carën duke treguar se tashmë është i pafuqishëm për ta nxjerrë klanin e tij nga faktorizimi.  Nëpërmjet një pisllëku të mëdhenjësh në politikë, ata kanë ditur bukur të luajnë me emocionet, idealin dhe  vullnetin e një djaloshi që për ta mbajtur peng i kujtuan pjesmarrjen në një organizatë të vitëve më parë.

Nuk u kujtuan për të tjera gjëra dhe për detaje për kandidatët e tjerë. Ashtu sic bënte  byroja politike me sekertarët e parë të rinisë, e morën modelin dhe ja servirën   atyre të rinjve që as e dijnë ku është forumi dhe çfarë bëhet me të.

Madje nëse do ti heshësh një sy listës së atyre që duhet të votonin, nuk të vjen të qeshësh po të qash. E kanë ndarë mendjen. Duan ta shkatërrojnë deri në detaj dhe qelizë këtë parti  dhe njeri më të mirë për ta bërë këtë demokrati Osman  nuk ka për të gjetur se sa Igli Cara. Mesa duket të dy kanë  marrë mësime nga greva e urisë, vetëm jo për ushqimin.

/Gazeta Bulevard/