Ish-ministri i financave Shkelqim Cani është caktuar nga mazhoranca si kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Posti i ri i tij pritet të miratohet në Kuvend seancën tjetër plenare. Cani zëvendëson në këtë detyrë parlamentare Erjon Braçen. Shkëlqim Cani i shkarkuar nga detyra e ministrit para pak javësh, ku u zëvendësua nga Arben Ahmetaj, që më parë ishte ministër i ekonomisë.

Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë ende një motiv zyrtar për shkarkimin e tij, dhe as tani për emërimin e ri. Ndërkohë, nuk ka as lajme për ndonjë detyrë të re për Erjon Braçen.