Prej disa ditësh, gazeta “Shekulli” u ka vënë në dispozicion një hapësirë të gjerë shoqatës së biznesit në Tiranë, e cila ka kundërshtuar hapur tarifat e reja të vendosura ndaj bizneseve nga bashkia e kryeqytetit. Por në dy ditët e fundit, gazeta i ka kushtuar faqen e parë betejës së bizneseve kundër Velisë, duke theksuar në tituj kërkesat e tregtarëve dhe tërheqjen e Erion Velisë, shkruan portali “Lapsi.al”.

Duket qartas që në këtë përplasje, tepër vendimtare për Velinë, “Shekulli” i Kokëdhimës ka zgjedhur të jetë në krahun e kundërt. Ky pozicionim i pazakontë i gazetës ngre pikëpyetje mbi marrëdhënien e Kokëdhimës, një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit, dhe Erion Velisë një nga njerëzit që kërkon gjithnjë të jetë më afër kryeministrit. A po i mbështet Kokëdhima tregtarët sepse beson në të drejtën e tyre, apo i mbështet sepse ka vetë biznese që preken nga tarifat e reja apo ka diçka tjetër që mund të shpjegojë qëndrimin e ri të “Shekulli”-t?

Në luftën e ashpër për pushtet brenda llojit, nuk përjashtohet mundësia që “Shekulli” të “hakmerret” edhe për shkarkimin që Veliaj bëri pa e përfillur Kokëdhimën, atë të drejtorit të Ujësjellësit, që njihej si një njeri i afërt me superdeputetin. 

Marrë nga Lapsi.al