Të gjithë topat me të cilët skuadra e Vushtrrisë është stërvitur, si dhe ata të lojës, i janë vjedhur ekipit nga persona të panjohur. Lajmi bëhet i ditur nga trajneri i Vushtrrisë, Rizvan Jetullahu.
“Disa individë që nuk kanë menduar shumë na i kanë marrë të gjithë topat e lojës dhe stërvitjes. I kemi pasur 18 topa, edhe katër të lojës. E kanë thyer dritaren e magazinës, dhe i kanë marrë”, deklaroi Jetullahu.
Ai shpreson që këta individë do t’i kthejnë për të mirën e klubit.Rasti është denoncuar në polici, e cila ka nisur hetimet.