Gjatë ndeshjes së Wolfsburg kundër Hannover disa tifozë idiotë nga zona e miqve kanë goditur me flakadan mbi fushë. Njëri nga flakadanët ka goditur bankinën e Hannover 96, e cila ishte e mbushur plot. Flakadani mbi 2000 gradë bie në tok dhe kërcen te pjesa e sipërme e stolit. Doktori i ekipit, një fizioterapist dhe portieri i dytë kanë shpëtuar për mrekulli. Zëdhënësi për shtyp i ekipit të Hannover shprehet për BILD: “Dorktori ynë u kap nga flakadani, pantallonat e tij u dogjën”. Një tjetër flakadan bie shumë pranë një grup lojtarësh të Wolfsburg, arbitri fërshëllen.

Cilat janë mundësitë në dispozicion të arbitrit në këto situata? Po të kishte ndodhur diçka më serioze lojtarët do të kishin shkuar në dhomat e zhveshjes. Aty arbitri duhet të këshillohet me policinë se si duhet të procedohet. Sepse për mbarëvajtjen e ndeshjes rreth e qark fushës është policia përgjegjëse. Pra ndeshja do të ishte ndërprerë nëse gjendja do të ishte përkeqësuar. Trajneri i Wolfsburg pas ndeshjes për BILD tha: “Nuk e di pse tifozët tanë i bënë këto gjeste. I kërkojmë falje ekipit të Hannover”. Wolfsburg-un e pret një gjobë e bëshme pas këtij incidenti. Ndeshja përfundoi me rezultatin 4:0 me një tregolësh të Andre Schurrle dhe një gol të Draxler.