Ish trajneri i Mallorcës Joacin Caparros ka provuar një mënyrë shumë origjinale për të motivuar futbollistët e tij para ndeshjeve. Ai u tregonte video porno, duke u shpjeguar futbollistëve që duhet të luanin aq fort sa edhe protagonistët e këtyre filmave për të rritur.
Rrëfimi ka ardhur nga një ish futbollist i skuadrës spanjolle, Anderson Conceicao, i cili ka treguar një histori interesante kur ishte lojtar i kësaj skuadre.
"Më kujtohet sidomos stërvitja e fundit para ndeshjes me Bilbaon. Ne duhej të fitonim për të mbijetuar në La Liga. Caparros na tregonte video në stërvitje dhe ne kishim mbetur pa fjalë. Trajneri donte që të sillte tek ne atmosferë, por prapë ne humbëm dhe ramë në një kategori më poshtë ", ka thënë Conceicao.