Pas denoncimit se kishte kërcënuar me armë një biznesmen, Policia e Shtetit në Ersekë ka arrestuar shtetasin Oresti Malushi, që kryen edhe detyrën e drejtorit të Ujësjellësit të Ersekës. Sipas burime zyrtare policore, ende nuk është zbardhur plotësisht se çfarë marrëdhënie kanë mes tyre biznesmeni Zylyftar Byreku dhe drejtuesi i Ujësjellësit të Ersekës, apo nëse arsyeja se pse drejtori i Ujësjellësit të Ersekës ka kërcënuar biznesmenin është e lidhur me aktivitetin e biznesmenit dhe të Ujësjellësit.
Por, Policia e Shtetit nuk sqaron se Oresti Malushi është edhe kreu i degës së Partisë Socialiste në Ersekë. Në fakt, pak ditë më parë, Partia Demokratike e denoncoi ngjarjen, pasi Zylyftar Byreku është edhe anëtar i Partisë Demokratike, ndërkohë që Oresti Malushi është kreu i degës së Partisë Socialiste. Arrestimi i këtij të fudnit erdhi pa urdhërit të Prokurorisë.





