Departamenti i Drejtësisë në SHBA nuk ka mundur ta detyrojë Apple-in t’i japë FBI-së akses në të dhënat rutinë për një rast trafikimi droge në Brooklyn, tha gjykata e New York-ut. Ky vendim u bë i ditur të hënën nga gjyqtari James Orenstein.

Një  vendim i tillë vjen pas atij të Kalifornisë ku u kërkua që Apple të krijojë një bazë të dhënash nga telefonat e vrasësve për të ndihmuar në hetimet e 2 dhjetorit ku u vranë 14 persona në San Bernardino.

Mirëpo Apple ka kundështuar kërkesat për të dhënë informacion për qindra raste në California, Illinois, Massachusetts dhe New York. Këshilltari i përgjithshëm i Apple, Bruce Sewell ritheksoi qëndrimin e gjigandit të teknologjisë se dhënia e këtyre informacioneve “do të ishte nje precedent për ndërhyrjen e qeverisë në privatësine dhe sigurinë e qytetarëve”.

“Hacker-at dhe kriminelët e internetit mund të përdorin këtë fakt për të ndërhyrë në privarësinë dhe sigurinë personale,” thuhet në këtë deklaratë.