Ka përfunduar numërimi i votave të anëtarësisë së Partisë Socialiste dhe gjithë procesi i përllogaritjes, duke nxjerrë kështu edhe 23 delegatët e zgjedhur të qytetit të Durrësit për në Kongres. Këta do t’i bashkohen 10 delegatëve nga njësitë e tjera administrative (Sukthi, Ishmi, Katundi i Ri, Rashbulli, Manza), të cilët ishin njoftuar më herët, pasi numërimi i votave të atyre zonave ishte shumë më i thjeshtë. Në zgjedhje morën pjesë 2 636 anëtarë të Partisë Socialiste që gjenden në territorin e Bashkisë së Durrësit, nga 3 282 që janë gjithsej. Socialistët e qytetit të Durrësit kanë zgjedhur 11 burra dhe 12 gra për t’i përfaqësuar në Kongres. Ata janë:

  • Rolant Xhelili
  • Sotir Ngresi
  • Roni Shqopa
  • Ardian Çela
  • Jurgen Zaza
  • Alfred Dhuli
  • Spartak Kovaçi
  • Ledion Lako
  • Denis Gjoni
  • Arben Isaku
  • Kujtim Ruçaj
  • Jolanda Mustafaraj
  • Blerina Hasani
  • Aurora Hyka
  • Drita Zeneli
  • Marsida Hoxhallari
  • Zamira Mustafaraj
  • Marinela Kërçuku
  • Ornela Hamataj
  • Valbona Sako
  • Nadire Jani (Kërtusha)
  • Borana Rubjeka
  • Burbuqe Meta

Socialistët e Bashkisë së Durrësit votuan dy ditë më parë për të zgjedhur 33 delegatët për në Kongres. Lista e kandidaturave përmbante 66 emra. Megjithatë, në të vërtetë, Bashkia e Durrësit do të ketë 41 delegatë në Kongresin e Partisë Socialiste, pasi, krahas 33 delegatëve të zgjedhur, do të marirn pjesë automatikisht edhe deputetët, anëtarët e Asamblesë Kombëtare, drejtuesit socialistë të njësive vendore, etj.

N. H.