20 të burgosurit e parë janë certifikuar në gjuhën angleze dhe italiane, pas kurseve 3-mujore, të iniciuar nga Drejtoria e Formimit Profesional të Durrësit, në bashkëpunim me drejtorinë e burgut. Në ceremoninë modeste të zhvilluar brenda ambienteve të burgut, të dënuarit kanë shprehur interes për një numër të madh kursesh profesionale si, elektricistë, hidraulikë, për turizëm familjar etj. Të dënuarit kryesisht me dënime të lehta, kanë si synim që pas përfundimit të dënimit të kenë marrë edhe një profesion për t’u integruar lehtësisht në jetën e përditshme dhe në tregun e punës.

Mihal Kallojeri, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional në Durrës dhe Xhizela Cani shefe e sektorit të edukimit në IEVP-në Durrës, nënvizojnë faktin se në vijim, kurse të tjera profesionale do të hapen për të dënuarit që duan të bëhen pjesë e tyre.

Ndiqni prononcimet e tyre në videon më poshtë:

K.H.