Procesi i numërimit të votave ka nxjerrë edhe delegatët e parë, që do të përfaqësojnë socialistët e Durrësit në Kongres. Numërimi i votave thuajse ka përfunduar në njësitë administrative të Bashkisë së Durrësit, duke nxjerrë kështu edhe pjesën më të madhe të delegatëve të kësaj pjese të socialistëve.

Socialistët e Bashkisë së Durrësit përfaqësohen në Kongres me 41 delegatë, por vetëm 33 prej tyre zgjidhen. Pjesa tjetër janë të zgjedhur automatikisht për shkak të detyrave partiake që mbajnë. 33 delegatët e zgjedhur do të dalin nga 66 kandidatë. Mes 33 delegatëve të zgjedhur, 17 do të jenë gra dhe 16 burra. Ndërkohë, nga të zgjedhur, 23 do të jenë nga qyteti i Durrësit, tre nga Sukthi, dy nga Manza, dy nga Ishmi, dy nga Rrashbulli, dhe një nga Katundi i Ri.

Delegatët e konfirmuar deri tani janë:

  • Njësia Administrative e Ishmit: Shpresa Merdita, Kadri Gjyli
  • Njësia Administrative e Rashbullit: Floresha Qoshi, Emiljan Troplini
  • Njësia Administrative e Sukthit: Anila Kapidani, Rrapo Osmani
  • Njësia Administrative e Manzës: Festime Kalia, Sokol Sula
  • Njësia Administrative e Katundit të Ri: Eniana Ndokaj

Ndërkohë, numërimi i votave vijon dhe priten edhe delegatët e tjerë, kryesisht të qytetit të Durrësit.