Joleza Koka godet sërish. Francën e quan vend fqinj me Shqipërinë!

Kryetarja e FRESSH-it, teksa promovon Kongresin e Internacionales në faqen e saj në “Facebook”, shkruan: “Do të kemi të rinj nga shtetet fqinje si Italia, Serbia, Franca…”.

Kjo gafë e radhës e Jolezës, vjen pas fjalimit të tri javëve më parë që çuditi ministrat e pranishëm në një aktivitet dhe videoja e saj mori dhenë në rrjete sociale dhe mediet online.