Kryeministri Edi Rama u dha një përgjigje të prerë qytetarëve të Tiranës që kanë protestuar kundër ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Liqenit Artificial.
I ftuar mbrëmë në emisionin “Top Story”, kur u pyet nga gazetari Sokol Balla për protestat e shoqërisë civile dhe të opozitës, Rama u përgjigj:
“S’ju pëlqen këndi i lojërave? Punë e madhe shumë”. Kryeministri është ai që ka firmosur projektin për këndin e lojërave dhe ka ngarkuar për Bashkinë e Tiranës me zbatimin e projektit.





