Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha mbrëmë në emisionin “Opinion” se deputetët e opozitës nuk shkuan në Kuvend me qëllim që të godisnin kryeministrin Edi Rama me vezë, por ata u provokuan prej tij.
Sipas Bashës, Rama ka përdorur një fjalor të ndyrë duke iu drejtuar deputetes Albina Deda me fjalët: “Merre këtë vezë dhe fute në mitër”.
“Problemi i vetëm ishte që nuk e zuri në pjesën e zhveshur të kokës”, tha Basha.





