Grabiten 1.8 milione lekë të reja në njësinë administrative Zerqan, në Bulqizë. Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë terrorizuar zyrën postare ku po shpërndaheshin paratë e pensioneve. Grabitësit kanë qëlluar me armë në ajër. Më pas kanë kërcënuar punonjësen e postës për t’i dhënë paratë. Sapo kanë dalë nga zyra postare, kanë qëlluar sërish me breshëri në ajër duke terrorizuar pensionistët që prisnin në radhë për të marrë paratë. Dëshmitarët thonë se grabitësit u larguan drejt malit me këmbë. Policia e Dibrës është vënë në kërkim të tyre, madje edhe me helikopter.
Bulqizë, dy persona, me maska dhe të armatosur, grabisin paratë e pensioneve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
1.5 trilionë lekë kursime në banka, preferohen depozitat mbi 2 vite
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë
Belgjika i vë kusht Infantinos për mbështetjen në FIFA
Zgjimet e shkurtra gjatë natës mund të lidhen me rrezikun e zhvillimit të Alzheimerit





