Ky është momenti kur kryeministri Edi Rama është qëlluar me vezë nga deputetët e opozitës në sallën e Kuvendit.

Siç u raportua dhe më parë e që tashmë shihet edhe nga pamjet, veza nuk ka arritur ta kapë dot shënjestrën, Ramën, por ka përfunduar te ministrja Ermonela Felaj.

Kur Rama po largohej, është qëlluar sërish në drejtim të tij, por prapë pati fat, veza nuk e ka preku.