Kryeministri Edi Rama është qëlluar me vezë brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë. Ai është gjuajtur gjatë momentit që po votohej për ministrat e rinj, por mësohet se ka mundur t’i shpëtojë goditjes me vezë, pasi nuk është qëlluar në shenjë. 

Pavarësisht se deputetët iu nënshtruan sot një kontrolli të imtësishëm nga Garda para hyrjes në ambientet e Kuvendit, ku 3 prej deputetëve demokratë u kapën me vezë me vete, me sa duket dikush tjetër i ka fshehur mjaft mirë.