Pas fjalës së mbajtur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka gjatë seancës së sotme plenare, opozita ka vendosur që të bllokojë seancën.

Deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë dhe kanë bllokuar seancën, duke qëndruar para foltores së Kuvendit dhe përballë qeverisë.

Duke mbajtur pankarta në duar ku shkruhet “Jashtë kriminelët”, demokratët kërkuan përfshirjen me procedurë të përshpejtuar të kërkesave të tyre.

 “Zonjë sot nuk ka seancë plenare. Në këtë parlament nuk mund të futen më kriminelë. Më mirë të ikë kryeministri dhe në vend të rrijë Armando dhe Armandot e tjerë. Nuk është faji i Prengës por i Edi Ramës. Parlament me krim brenda nuk ka Zonjë, e mirë është që ti të ikësh se je në konflikt interesi dhe në vend të Ramës të ulet Prenga”, iu drejtua Jozefina Topalli Valentina Leskajs.

Nga ana e saj, Leskaj i quajti akuzat e PD-së si mashtrim për të manipuluar popullin.