Një gjykatë britanike ka shpallur fajtor 40-vjeçarin shqiptar A. I., i cili vrau bashkëshorten e tij. Shqiptari e mbyti bashkëshorten E. B., 33 vjeç, për shkak të xhelozisë, pasi ajo fliste shpesh në Facebook. Fillimisht Isaku e detyroi gruan të braktiste punën, ndërsa më vonë e dhunonte. Ngjarja ndodhi në 13 gusht të vitit të shkuar. Policinë e njoftoi vetë autori i krimit, duke thënë thjesht që gruaja e tij kishte vdekur, por pa dhënë shpjegime të tjera. Policia mbërriti në banesë dhe gjeti 33-vjeçaren të shtrirë përtokë dhe me shenja dhune në trup. Çifti ishte njohur kohë më parë përmes miqve të tyre të përbashkët.
Angli, shqiptari vret bashkëshorten sepse fliste shumë në Facebook
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Meta” planifikon të shkurtojë rreth 8000 vende pune muajin e ardhshëm
Votlai: Me Bylisin ndeshje e vështirë, por Teuta kërkon fitore
Mirdita kërkon rikthim në kufijtë natyralë (VIDEO)
“BE gabon që nuk komunikon me Rusinë”, Berisha i përgjigjet Ramës: Do të shpëtosh lëkurën tënde, para 3 muajsh the që…





