Butoni Like i Facebookut që del poshtë postimeve ka pësuar ndyshime. Tani ke mund të zgjedhësh nëse të pëlqen, e do, apo je e mërzitur për atë postim.

Ka pesë alternativa që e bëjnë me kuptim përdorimin e atij butoni, sepse jo gjithmonë të pëlqen ajo që shkruhet në status, por deri tani kjo ka qenë e vetmja mundësi për të shprehur mbështetjen. Nëse një mik është në spital ju nuk mund ta pëlqeni lajmin apo nëse dikush shkruan që ndërpritet transporti publik në qytet gjatë gjithë paradites. Tani ju mund të shprehni trishtimin. Apo inatin.

Pesë mundësitë në vend të like janë like,  love, haha, wow, sad dhe angry, në shqip, pëlqim, dashuri, qesh, habitesh, trishtohesh ose nervozohesh…Më shumë emocione. Ato shfaqen pasi prek Like.