Një punëtore sociale nga Gjeneva dëshiron t’i ndihmojë të rinjtë në mënyrë që të mos radikalizohen. Telefonat inteligjentë do t’i mbrojnë të rinjtë të mos radikalizohen. Kshtu pohon Mathilde Chevée, punonjëse sociale nga Gjeneva. Ajo do të lançojë një aplikacion përmes të cilit të rinjtë do të shkëmbejnë me njëri-tjetrin dhe do të ndihmohen…, ka transmetuar televizioni publik zviceran SRF.
Aplikacionin, në fakt, e kanë zhvilluar studentët e shkollës së lartë «Crea» në Gjenevë dhe quhet «Otop». Ai iu ofron të rinjve një rrjet lokal, në të cilin nuk mund të përzihen të rriturit. Aty të adoleshentët mund t’i ndajnë preokupimet që kanë. Në rast se i ndihmon një tjetri, shpërblehesh.
Chevée, ish-eksperte e marketingut, ka zhvilluar një studim për aplikacionin me qëllim hulumtimin e shanseve komerciale të këtij aplikacioni kundër sjelljeve të rrezikshme dhe ç’radikalizimit. Punëtorja sociale mendon që ofertat ndihmëse duhet t’i joshin të rinjtë dhe ato t’i marrin seriozisht. Grupi terrorist po tërheq shumë të rinj në radhët e veta duke e përdorur këtë parim, është shprehur ajo. ISIS-i është shumë i suksesshëm në rrjet, sepse iu lë përgjegjësi vetë të rinjve.
Projektin Chevée e kishte prezantuar në një konferencë për punonjës socialë në Gjenevë. Për jetësimin e tij, asaj i duhen 200 000 franga. Dhe, gjysmën e parave ajo e ka siguruar përmes donacioneve të fondacioneve.





