Kishte zgjedhur një taktikë interesante, të mbushte makinën me karburant e t’i mashtronte punonjësit duke u thënë se do të paguante në një moment të dytë, por "loja" e tij ka marrë fund.

Policia e Durrësit njofton se ka vënë në pranga 59-vjeçarin nga Lushnja, Dhimitraq Sharka, i cili akuzohet për mashtrim.

“Sharka, në pika të ndryshme, në mënyrë të përsëritur ka furnizuar me karburant automjetin e tij tip Benz ML me targa AA 110 CH, pa paguar, duke mashtruar se do të paguante në një moment të dytë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Qytetarit nga Lushnja, uniformat blu i sekuestruan edhe Benz-in ML.

S.L.