Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot në Ishull Lezhë ndaj një biznesmeni, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Lezhës.
Ai është Land Noka, biznesmen i njohur për tregtimin e lëndëve drusore, i cili po udhëtonte me makinën e tij tip 'BMW X5' kur u qëllua me armë nga disa persona të paidentifikuar ende.
Ai mbërriti në spitalin e Lezhës i plagosur rreth orës 11:00 dhe sipas informacioneve që përcjell spitali i këtij qyteti, Nolka është qëlluar në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi atentatin.
S.L.