Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Ngjarja është regjistruar në aksin Levan-Fier, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, rreth orës 07:20.

Sipas policisë së Fierit, nga ky aksident gjeti vdekjen Hajredin Hoxha, 66 vjeç, i cili ndërroi jetë pasi u dërgua në spital.

Viktima ishte duke kaluar rrugën me bashkëshorten e tij, kur u përplasën nga shtetasi K.P, 19 vjeç, që po drejtonte mjetin tip “BENZ”, me targë FR 4486 D, pasi ky i fundit doli nga rruga.

Në automjet ndodhej edhe një 19-vjeçar tjetër, shtetasi E.R, banues në Levan, e si rrjedhojë, të katërt personat e përfshirë në aksident janë dëmtuar e janë dërguar në spital, aty ku humbi jetën dhe 66-vjeçari.

Ndërkohë, po punohet për zbardhjen shkaqeve të këtij aksidenti.