Nxënësit e shkollës së mesme profesionale "Beqir Çela" i kanë dhënë një leksion të mirë jo vetëm institucioneve por edhe shoqatave të bamirësisë. Me inisiativën e tyre nxënësit kanë mbledhur fonde duke ju bërë dhurata modeste të moshuarve në shtëpinë ditore.   

"Ju jeni kujdesur për ne, tani është koha që ne të kujdesemi për ju!”

Ky ishte motivi që nxiti dhe shoqëroi nxënësit në këtë aktivitet. Për të moshuarit, një pjesë e të cilëve janë të braktisur apo edhe pa të afërm, fakti që të rinjtë shpenzojnë kohën me moshën e tretë është shumë e rëndesishme. Nxënësit premtojneë se do të pasojnë me aktivitete të tjera.