Zyra e Punës në Durrës njofton se të enjten, më 25 shkurt 2016, ora 11:00-14:00, në mjediset e kësaj zyre, përfaqësues të "Europe Agency" do të zhvillojnë intervista për punësim për jashtë vendit për këto pozicione pune:
-Shofer taksie
-Përfaqësues shitjesh në agjenci imobilare
-Infermierë, dentistë
-Staf hoteleri turizmi
-Ekonomist për zyra të këmbimit valutor
-Inxhinier nafte
-Mësues në çerdhe fëmijësh
-Staf administrate
-Shitëse në dyqan ëmbëlsirash
-Punonjës specialistë në ndërtim (specialist gipsi, saldator, murator, shtrues pllakash, bojaxhi etj).
Këto mundësi janë për të gjithë punëkërkuesit e regjistruar në Zyrën e Punës Durrës, të cilët duhet të jenë me arsim të mesëm, mosha 20-38 vjeç, njohuri të gjuhës angleze.
Info
“Europe Agency” është agjenci ndërkombëtare punësimi me aktivitet rekrutimi lider në rajon e më gjerë. Shërbimet e rekrutimit dhe konsulencës kanë bërë të mundur të renditet në TOP listë ndër agjencitë rajonale të rekrutimit, madje duke patur dhe eksluzivitet në fusha dhe përfaqësues të ndryshëm për tregun e punës vendas dhe atë rajonal. Që prej janarit 2007 është anëtarësuar si “Member of Open Abroad” pjesë e Premier Study Abroad Agent Network ku është vlerësuar dhe me ‘Certificate of Excellence”. Prej korrikut të vitit 2013, “Europe Agency” ka bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit. Me autorizim të kësaj Ministrie gëzon të drejtën e publikimit dhe rekrutimit të punëkërkuesve shqiptarë për pozicione të ndryshme punë jashtë shtetit. Europe Agency gëzon të drejtën e Franchisë për disa prej kompanive më të mëdha në mbarë botën për shërbimet e rekrutimit, Europe Agency është Franchisë për të gjithë Ballkanin për kompaninë Aston Entertainment Group duke ofruar mundësi punësimi të artistëve këngëtarë apo grupe muzikantësh të ndryshëm në gjithë botën.
Th. M.