Një grup të rinjsh shqiptarë u gjend në mesin e një përplasje mes tifozëve pas ndeshjes Panathinaikos dhe PAOK që përfundoi në barazim 2-2 këtë fundjavë. Sipas gazetave greke bëhet fjalë për tifozë të AEK-ut të Athinës që kanë sulmuar tifozët e PAOK-ut të Selanikut në një lagje që njihet për ngjarje huliganizmi që kanë të bëjnë me tifozët ultras të njerës apo tjetrës skuadër.

Por në përleshje e sipër mësohet se është plagosur me thikë në këm-bë një djalosh nga Patosi i cili për fat nuk është në rrezik për jetën.